Guardiola zgjedh ndihmësin e tij te City
BKT
Sport

Guardiola zgjedh ndihmësin e tij te City

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka zgjedhur ndihmës trajnerin pas largimit të Mikel Arteta te Arsenali.

Sipas asaj që raporton “AS”, strategu spanjoll ka arritur një akord me Juanma Lillo, trajner aktualisht në Kinë në krye të Qingdao Haunghai.

Guardiola, gjatë këtyre javëve ka vlerësuar edhe profilet e Vincent Kompany apo Xabi Alonso, por në fund ka dhënë “ok” për të marrë trajnerin bask.