Osmani: Angazhimi për mjedisin është kujdes për shëndetin e mirëqenien tonë
Sharr Travel

Osmani: Angazhimi për mjedisin është kujdes për shëndetin e mirëqenien tonë

Kryetarja Osmani sot ka mirëpritur në takim përfaqësuesit e Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm (KSDW). Në takim ishin prezent përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Mjedisit, Zyrës së BE-së në Kosovë/EUSR, GIZ Kosova, INDEP dhe BGF.

Kryetarja Osmani ka thënë se çështjet mjedisore duhet të jenë në fokus të përhershëm dhe se duhet të kemi vëmendje të veçantë se si i bëjmë ato të prekshme dhe të kuptueshme për të gjithë. Në këtë kontekst, përveç angazhimit për një qasje miqësore ndaj mjedisit, kryetarja Osmani, gjithashtu ka premtuar rol më aktiv të Kuvendit në adresimin e çështjeve që lidhen me mjedisin, përmirësimin e infrastrukturës ligjore si dhe zbatimin e ligjeve aktuale në fuqi.

Java e Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm paraqet platformën e parë të llojit të vet ne Kosovë dhe në Rajon, që bashkon në një ombrellë, ekzekutivin, komunitetin ndërkombëtar, dhe shoqërinë civile. Duke përcjellë këtë model të bashkëpunimit, kryetarja Osmani ritheksoi nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit.

“Ndikimi i veprimeve të përbashkëta tejkalon ndikimin e çdo veprimi individual”, është shprehur Osmani. Ajo konfirmoi përkushtimin për riaktivizim të Grupit të Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me deputetët, për t`u siguruar se çështjet  e diskutuara në takim dhe agjenda e gjelbër të avancohet më tutje.​


MË SHUME NGA Aktuale