Llapi-Dukagjini, ky është rezultati i pjesës së parë
BKT
Sport

Llapi-Dukagjini, ky është rezultati i pjesës së parë

RTKLive

Llapi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 1-0, kundër Dukagjinit, sfidë kjo që po luhet në “Zahir Pajaziti”, në kuadër të elitës së futbollit tonë, raporton RTKLive.com.

Llapjanët furishëm e nisen duelin kundër klinasve duke kaluar në epërsi pas vetëm tre minutave lojës përmes Prencit.

Skuadra e Tahir Batatinës kishte dominimin në terren, duke u shfaqur më e rrezikshme para portës mysafire, derisa edhe këta të fundit tentuan që të gjejnë rrugën golit, megjithatë, skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e nikoqirëve prej 1-0.

Pas pak nis pjesa e dytë.