Llapi e rinis furishëm sezonin, mund Dukagjinin
Llapi e ka rinisur me fitore sezonin, i cili për shkak të virusit corona, ishte i ndërprerë për më shumë së dy muaj.
Llapjanët sot në “Zahir Pajaziti” mundën Dukagjinin, me rezultat 4-1, duke bërë një hap të madh në garën për të siguruar një vend që çon në Evropë.
Skuadra e Tahir Batatinës pas vetëm tre minutave lojës përmes Prencit kalojë në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin skuadra shkuan në pushim.
Në fraksionin e dytë, u zhvillua lojë edhe më interesante, e cila solli edhe katër gola.
Kastriot Selmani (48’), dyfishoi avantazhin e llapjanëve në 2-0. Mirëpo, tre minuta më vonë Mulaj ngushtojë epërsinë në 2-1. Rezultatin në 3-1 e ngriti Ymeri (68’). Ndërsa goditjen e fundit skuadrës mike ia dha Deliu (90+3’), duke realizuar golin e katërt për nikoqirët.
Pas kësaj fitore, Llapi tubon 37 pikë dhe ngjitët në vendin e pestë, kurse, Dukagjini është e fundit me vetëm 10 pikë të tubuara.























