Zyrtare: Në Serie A do të përdoren pesë zëvendësime
BKT
Sport

Zyrtare: Në Serie A do të përdoren pesë zëvendësime

Serie A ka marrë vendimin lidhur me zëvendësimet e lojtarëve.

Sapo kishin filluar planet për rifillimin e sezonit, FIFA kishte propozuar që të përdoreshin pesë zëvendësime.

FIGC ka mirëpritur propozimin e FIFA për pesë zëvendësime. Këto mund të përdoren në tri raste në ndeshje.

Këtë vendim e ka bërë të ditur edhe FIGC, me anë të një komunikate zyrtare.

Kujtojmë se kishte zëra kundër këtij propozimi. Një nga ta ishte Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalanta.