Edhe këtë të shtunë, “n’Za” me shumë risi!
BKT
Lajme

Edhe këtë të shtunë, “n’Za” me shumë risi!

Në vazhdën e intervistave ekskluzive, n’Za këtë jave ju sjellë premierë projektin më të ri nga Arta Bajrami dhe Don Arbas me titull “Pse mu”.

Pse sipas tyre nuk po servohet muzikë e mire? , Cili është gabimi që Don Arbas konsideron që Arta e bëri për hir të tij? Bashkëpunimet me emra të tjere, Arta I konsideron që shumë prej tyre nuk janë të nivelit të saj. Ndër të tjera ata flasin edhe për emrin që e konsiderojnë si nga favoritët e skenës muzikore shqiptare.

Në pjesën e dytë, rubrika DISS sjellë këtë javë dy moderatorët nga Kosova e Shqipëria – Argjira Spanca dhe Ervin Kurti. Në përballjen e rradhës, dyshja që njihen për raportin e ngushtë mes vete, vënë në siklet njëri - tjetrin me pyetjet e tyre thumbuese.

Ndërsa në pjesën e fundit zbulohen detaje nga edicioni I 6 I “Guerilla Art Festival” përmes koordinatores së këtij festivali, Jehona Ferati, festival ky I cili do të nis me datën 10 Qershor në kryeqytet.

Detaje nga të gjitha këto, I zbuloni të shtunën nga ora 18:00 në emisionin n’Za me Egzona Rafunën dhe Arbër Zekën.


MË SHUME NGA Lajme