Kurti: Kjo qeveri e ky president s`guxojnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë
BKT
Lajme

Kurti: Kjo qeveri e ky president s`guxojnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të guxojnë për të bërë marrëveshje me Serbinë.

“Kjo qeveri e paligjshme dhe ky president i frustruar nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë. Çfardo marrëveshje që eventualisht bëjnë nuk do të vlejë sa çmimi i letrës në të cilën është nëshkruar dhe çmimi i ngjyrës me të cilën kanë nënshkruar. Pra këta nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë. Ky pushtet nuk e ka kapacitetin për t’u përballur me Serbinë dhe nuk kanë legjitimitet për të dialoguer me të”, ka thënë ai në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”.

Ai ka paralajmëruar protesta në vijim të kohës, duke thënë se vendimin e sjellin organet e partisë.  


MË SHUME NGA Lajme