14:45 / 06.06.2020
Kurti: Po e humbim shtetësinë me heqjen e reciprocitetit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar përsëri përmes Twitterit për heqjen e reciprocitetit nga qeveria Hoti.
Kurti ka shkruar se Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog, raporton Gazeta Express.
“Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog dhe kjo është dëshmuar me heqjen e taksës prej 100 për qind”, ka shkruar ai.
Tutje, Kurti ka thënë se mohimi i reciprocitetit është mohim i pavarësisë së Kosovës.























