Totaj: Po abuzohet me taksën e reciprocitetin
BKT
Lajme

Totaj: Po abuzohet me taksën e reciprocitetin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj tha se taksa e reciprociteti, po abuzohen nga parti të caktuara politike.

Për këtë sipas tij këto çështje nuk janë trajtuar në interes të shtetit të Kosovës.

Kështu është përgjigjur ai pas shfuqizimit të vendimit për reciprocitet ndaj Serbisë, derisa ka shtuar se PDK ka pasur plan konkret se si duhet të trajtohen këto çështje.

“Në të kaluarën ka pasur abuzime si me reciprocitet, si me taksë dhe ato nuk janë trajtuar në interes të shtetit të Kosovës, por janë trajtuar në interesa afatshkurta të partive të ndryshme, dhe individëve të ndryshëm. Ju e dini që që PDK-ja në kohën sa ka qenë bashke qeverisës në kohën kur ka qenë Ramush Haradinaj kryeministër, ka pasur një plan konkret se di duhet të trajtohet taksa. Por, për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe tani kemi pasojat, dhe po abuzohet dhe përdoret për nevoja ditore”, ka deklaruar Totaj.

Ai edhe një herë ka përsëritur se një pako për rimëkëmbje ekonomike, duhet që sa më shpejt të shkojë në kuvend, sepse sipas tij është me rëndësi interesi i qytetarëve. Për këtë ai ka deklaruar se PDK do të votojë atë pako që ka në fokus interesin e tyre.

Ai tha se shteti i Kosovës duhet të jetë i gatshëm për 1, 5 miliard euro për rimëkëmbje ekonomike.

Totaj: VV dhe LDK ofruan një Pako emergjente financiare më të varfër në rajon

"Në mungesë të një plani efikas e konkret, Qeveria Kurti e përberë nga VV dhe LDK, ofruan një Pako emergjente financiare më të varfër në rajon - prej 179 milionë euro, ku në praktikë u realizua vetëm 30%. Në këto momente, shumica e vendeve të rajonit dhe botës kanë miratuar një pakon e dytë gjithëpërfshirës për rimëkëmbjen ekonomike. Si rezultat i keq-menaxhimit, shteti i Kosovës duhet të jetë i gatshëm që t’i ndajë mbi 1.5 miliard Euro për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. Andaj, ne ftojmë Qeverinë e re që sa më parë t’i propozoj Kuvendit të Republikë së Kosovës, planin me masat konkrete për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit", tha Totaj.

Deputeti opozitar theksoi se qeveria e re duhet të ketë në fokus interesin e të gjithë të punësuarve në sektorin privat, bizneset dhe të gjitha skemat sociale pa dallime.

Për këtë edhe kanë përmendur edhe disa elemente, që sipas tyre do të ndalonin humbjet e sektorit privat.

Totaj: Pakoja të jetë në përputhje me nevojat e vërteta të ekonomisë së tregut

"Të jetë në përputhje me nevojat e vërteta të ekonomisë së tregut, duke stimuluar likuiditetin e ndërmarrjeve dhe shtimin e aktivitetit ekonomik. Të jetë lehtë i zbatueshëm dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Të jetë i fokusuar në ndihmën e ndërmarrjeve që kanë rrezikshmëri të lartë për falimentim, sipas vlerësimit të Bankës Botërore. Të ketë për bazë barrën financiare që kanë sektori privat dhe punëtorët e saj te institucionet financiare, duke ofruar mundësi mbështetje të drejtpërdrejt për uljen e barrës së obligimeve bankare deri në stabilitetin e tyre", shtoi Totaj.

Ndërkohë që sipas tij duhet te ofrohen edhe lehtësime në afate dhe mënyrën e pagesës së tatimeve, duke përfshirë shqyrtimin e mundësisë së heqjes së ndëshkimeve.

E po ashtu që t'i mundësohet biznesit pagesa e tatimit në fitim sipas mundësisë përgjatë një viti fiskal, e jo si pagese e njëhershme.

Shaqir Totaj tha se Partia Demokratike e Kosovës, kërkon nga kjo Qeveri të fokusohet në vazhdimin e investimeve kapitale dhe uljen e shpenzimeve operative, ku sipas tij gjatë kohës së pandemisë nga Qeveria Kurti, ka ndodhur e kundërta. 


MË SHUME NGA Lajme