Bayern merr fitoren e radhës drejt titullit kampion
Kanë përfunduar katër ndeshjet tjerat të javës së 30-të në Bundesligën gjermane.
|
Skuadra e Bayern Munich ka arritur fitore të lehtë në udhëtim tek Bayern Leverkusen me rezultat 2:4. Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, të cilët arritën të shënon qysh në minutën e 10-të me anë të Alario, mirëpo mysafirët arritën qysh në pjesën e parë të përmbysin disavantazhin, duke shënuar tri herë. Ishte Coman i cili në minutën e 27-të barazoi shifrat ndërsa për epërsinë e Bayernit shënuan Goretzka në minutën e 42, dhe Gnabry në minutën e fundit të pjesës së parë. Sulmuesi, Robert Lewandowski ishte ai i cili shënoi golin e katër për mysafirët, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Florin Wirtz, i cili shënoi në minutat e fundit të ndeshjes. Ndërsa në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
|
|
|
























