Dusseldorf ndalet në barazim, Berisha ishte titullar
Sharr Travel

Dusseldorf ndalet në barazim, Berisha ishte titullar

Fortuna Dusseldorf dhe Hoffenheim kanë ndarë pikët duke luajtur 2:2 në takimin e vlefshëm për xhiron e 30-të në Bundesligë.

Për Dusseldorf shënoi dy herë  Hennings, kurse për Hoffenheim, Dabburdhe  Steven Zuber.

Nga minuta e parë në këtë takim luajti edhe Valon Berisha për Dusseldorf por që në minutën e 66-të u largua.

Dusseldorf numëron tashmë 28 pikë dhe vazhdon të jetë në zonën e rrezikut, kurse Hoffenheim me 43 pikë mbanë pozitën e gjashtë.