Nuhiu: E rëndësishme që u rikthyem me fitore
Sharr Travel

Nuhiu: E rëndësishme që u rikthyem me fitore

Drita e ka filluar me fitore kundër Flamurtarit. Klubi gjilanas arriti fitore të lehtë me rezultat 1:0.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi Astrit Fazliu dhe me këtë paraqitje është shumë i kënaqur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, u shpreh i lumtur me 3 pikët e para pas pandemisë Covid-19.

“Nuk do të ketë fitore të lehta pas kësaj pauze të gjatë, gjendja fizike e ekipit pritet të ndikojë te secila skuadër, sidomos në pjesët e dyta”, tha fillimisht Nuhiu për SSK.

“E rëndësishme është fitimi i këtyre tri pikëve, në pjesën e parë kishim lojën në kontroll, ndërsa në pjesën e dytë kërkuam golin e qetësisë por nuk erdhi”.

“Në pjesën e dytë kishim rastin me Rexhen, por ishte meritë e portierit kundërshtar që nuk u shënua edhe një gol, gjithsesi, dua t’i uroj çunat për këtë tre pikësh”, përfundoi Nuhiu.

Drita, me fitore tashmë gjendet në pozitën e parë, me dy pikë para Ballkanit, së paku deri nesër.

Ndërsa, Flamurtari vazhdon të mbetet në pozitën e 8-të.