SHBA zhbllokon fondet për Kosovën
Sharr Travel

SHBA zhbllokon fondet për Kosovën

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga MCC-ja, bëhet e ditur se vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti.

Në komunikatë thuhet se MCC-ja e mirëpret vendimin e ekzekutivit kosovar për taksën dhe masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë. MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në komunikatë.

MCC-ja kishte bllokuar investimet e saj në Kosovë pas refuzimit të Qeverisë Kurti për të hequr taksën ndaj mallrave serbe. 


MË SHUME NGA Aktuale