Për Mikullovcin Kurti është ende kryeministër, ironizon me deputetin Shala
Sharr Travel

Për Mikullovcin Kurti është ende kryeministër, ironizon me deputetin Shala

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, është vizituar sot nga ish-kryeministri Albin Kurti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Artisti Mikullovci përmes një statusi në FCB, duke iu referuar vizitës së presidentit Thaci dhe ish-kryeministrit Haradinaj te deputeti Haxhi Shala, ka thënë se është vizituar në mesditë, e jo në mesnatë, nga Kurti e Konjufca.

Mikullovci po ashtu iu ka referuar Kurtit si kryeministër, e Konjufcës së ministër.

“Sot në mesditë(e jo në mesnatë)më vizituan Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca”, ka thënë Mikullovci.


MË SHUME NGA Aktuale