Dortmundit i mjafton goli i Emre Can përballë Herthas së Berlinit
Sharr Travel

Dortmundit i mjafton goli i Emre Can përballë Herthas së Berlinit

Borussia e Dortmundit mori fitoren e radhës në Bundesligë me rezultat minimal ndaj Herthas së Berlinit dhe duke përfituar nga ndalesa e papritur e Leipizigut përballë Paderbornit thellon diferencën me ndjekësit më të afërt në 4 pikë (63 Dortmundi, 59 Leipzigu).

Fituesin në “Signal Iduna Park” e përcaktoi goli i Emre Can i shënuar në minutën e 58-të. Verdhezinjtë, ç’është e vërteta, dominuan në lojë, madje pretenduan për 11-metërsh në 6 minuta para se të përfundonte koha e rregullt, por gjyqtari kryesor, pasi u konsultua me sistemin VAR, nuk akordoi penallti për prekje të topit me dorë nga Dedryck Boyata.

Hertha, me këtë disfatë, humbi një mundësi për t’iu afruar më shumë zonën që e lejon të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm.