​Kurti paralajmëron “tubim” në Prishtinë
Sharr Travel

​Kurti paralajmëron “tubim” në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë një tubim të premten më 12 qershor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, i cili ka thënë se ky vendim është marrë sot në mbledhjen me qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo, nuk dihet nëse do të është protestë, pasi që Kurti e ka quajtur vetëm si “tubim”, teksa ka thënë se peticioni për zgjedhje të reja vazhdon gjithandej Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Tubim në Sheshin "Skënderbeu", të premten me 12 qershor

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet "Java e Lëvizjes", organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin 'Skënderbeu' në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit "Duam Zgjedhje!" anembanë Kosovës...


MË SHUME NGA Aktuale