“Barca donte të më shiste, isha afër Interit! Një bisedë ndryshoi gjithçka”
BKT
Sport

“Barca donte të më shiste, isha afër Interit! Një bisedë ndryshoi gjithçka”

Xavi është një ndër mesfushorët më të mirë në histori. Spanjolli ka fituar gjithçka, qoftë në rang klubi me Barcelonën apo në nivel kombëtareje me Spanjën.

40-vjeçari, i cili ka nisur karrierën e trajnerit dhe drejton Al Sadd në Katar, ka rrëfyer një prapaskenë interesante për DAZN.

Ishte vera e vitit 2008 dhe Barcelona ishte gati ta shiste tek Interi ose Bayern Munchen. Për fat të mirë, në bankinë sapo kishte ardhur Pep Guardiola, i cili bllokoi largimin e Xavit, raporton abcenws.  

“Sapo kishim fituar Evropianin dhe Txiki Begiristain erdhi e më tregoi se Barcelona kishte vendosur të më shiste. Shkova të bisedoja me Barcelonën dhe ndryshoi gjithçka. Nuk mendoja më për Interin apo Bayern Munchen. Pep më tha se nuk e imagjinonte Barcelonën pa mua në skuadër”, zbulon ish-mesfushori i madh spanjoll.