40 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 6 të shëruar
BKT
Lajme

40 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 6 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, njoftoi set se nga testimi i 269 personave, pozitiv me Koronavirus kanë rezultuar 40 persona.

Rastet pozitive janë nga Komuna e Prishtinës 10 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Prishtinë),  komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), komuna e Prizrenit 7 raste  (sipas vendbanimit: 4 Tupec dhe 3 Prizren), komuna Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), komuna Obiliq 5 raste (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), komuna e Rahovecit (sipas vendbanimit: 1 Rahovec) dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë)

Po ashtu, IKSHPK, bëri të ditur se sot më 07 qershor 2020, janë shëruar 6  pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 890 raste.

Nga data 08 shkurt  deri më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.234 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


MË SHUME NGA Lajme