Thaçi: Kosova është gati për dialog me Serbinë, kërkon unitet politik
BKT
Lajme

Thaçi: Kosova është gati për dialog me Serbinë, kërkon unitet politik

Dy ditë pas largimit të masave të reciprocitetit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vendi është gati për dialogun me Serbinë. Me qëllim siç tha njohjen reciproke dhe përshpejtimin për anëtarësim në OKB.

(E plotësuar) Për të arritur këtë, i pari i shtetit në një konferencë për media, të hënën kërkoi unitet nga spektri politik.

Derisa u shpreh se Kosova do të punojë për zbatimin e marrëveshjet të fundit të arritura me Serbinë.

Kreu i shtetit tha se përballë Serbisë do të jenë të bashkuar me të gjithë, derisa tha se nuk janë në garë për të marrë primatin se kush do të kryesojë këtë dialog.

I pyetur për mundësitë e shpalljes së gjendjes jashtëzakonshme, i pari i shtetit, tha se e urren fjalën gjendje e jashtëzakonshme, por sipas tij, rrethanat ishin të tilla dhe tash është e përmbyllur kjo ide.

Paralajmëron presidenti: Masat rigoroze mund të kthehen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi që të respektohen rekomandimet e institucioneve ndaj Coronavirusit, në mënyrë që sipas tij, mos të kthehen masat rigoroze.

Ai në një konferencë për medie tha pandemia nuk ka kaluar ende dhe po rriten numri i të infektuarve.

“Pandemia nuk ka kaluar dhe numri po rritet. Ky rrezik e përmbys punën që kanë bërë profesionistët e mjekët”.

“Ta ruajmë distancën të mbajmë maskat dhe të kujdesemi për higjienën përmes këtyre ne ruajmë jetën dhe ekonominë tonë”.

“Nëse ka përkeqësim të gjendjes institucionet do të detyrohen t’i kthejnë masat”, tha ai.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme