17:30 / 08.06.2020
Hoxhaj: Qeveria Kurti ishte pa kokë, pushtet si opozitë ndaj shtetit
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar Qeverinë Kurti si Qeveri pa kokë.
Ai duke folur në “Imazh” te RTK ka thënë se Albin Kurti duke qenë në pushtet sillej si opozitë ndaj shtetit të Kosovës.
“Përkundër deklarimeve filozofike dhe poetike Qeveria Kurti ishte pa kokë politikisht dhe e dëmshme. Fakti që është shkelur dy herë Kushtetuta, fakti që nuk ka ditur ta menaxhojë situatën as në rrafin politik, që ë e solli fundin që e solli, janë vlerësim evident. Ata çfarë do që kanë premtuar për pesëmbëdhjetë vjet u panë për pesëdhjetë ditë që nuk ishin as në program”, ka thënë Hoxhaj.
Qeverinë Hoti ai e ka përshkruar si Qeveri pa gjak dhe pa një plan të qartë.























