Vuçiq ndan rrugën me Rusinë-përmend skandalin me spiunin rus
BKT
Lajme

Vuçiq ndan rrugën me Rusinë-përmend skandalin me spiunin rus

Më 17 Nëntor 2020, në rrjetin social “Youtube” ishte publikuar një video në të cilën shihej një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) duke i dhënë ryshfet një zyrtari të lartë të shërbimit sekret serb.

Më vonë mediat e ndryshme kishin raportuar se agjenti rus ishte Georgy Kleban, i cili ka punuar si ndihmës i atasheut ushtarak në Ambasadën ruse në Beograd. I njëjti dyshohet se organizoi edhe tentimin e dështuar të grusht shtetit në Mal të Zi.

Duke sjellë në vëmendjen e opinionit publik këtë skandal të spiunazhit në të cilin ishte përfshirë ky diplomat rus, i cili në fakt ishte agjent i inteligjencës ushtarake ruse, si dhe një anëtar i lartë i shërbimit sekret serb, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “Serbia reagoi në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme”. Megjithëse Serbia dhe Rusia njihen si shtete aleate, kjo ngjarje kishte nxitur deklarata të krerëve serbë kundër Rusisë dhe ndikimit të saj në Serbi.

Në intervistën e tij për “Radio Evropën e Lirë” president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ashtu i kushtoi rëndësi edhe pozicionit të Serbisë në mes të Rusisë dhe Evropës, duke lënë të kuptohet se Serbia ka ndarë rrugën e saj me Rusinë, Vuçiq theksoi se: “Ne përpiqemi të kuptojnë rrugën tonë evropiane dhe unë mendoj se është e qartë për ta se sa i vështirë është pozicioni i Serbisë dhe i falënderoj për këtë mirëkuptim.” Vuçiq tregohet edhe më i prerë ndaj Rusisë kur deklaron se: “Për sa na përket neve, ne jemi në rrugën evropiane, nuk heqim dorë nga kjo.”


MË SHUME NGA Lajme