Shqiptarët e Zarës: Mbështesim kandidaturën e Ermines unanimisht
Shqiptarët e Zarës vendosën unanimisht të mbështesin kandidaturën e Ermina Lekaj Prljaskajt në rikandidimin e saj si deputete në Parlamentin e Kroacisë, ne zgjedhjet Parlamentare te Korrikut 2020.
Në këtë mbedhje u diskutua rreth planit të masave që duhen marrë, rreth aktiviteteve dhe takimeve që do të organizohen për të motivuar votuesit në mbështjetje të kandidatures së Ermina Lekaj Prljaskajt.
Kjo mbledhje e përbashkët e Këshillave të Pakicës Shqiptare të qytetit dhe të prefekturës së Zarës zgjodhi Këshillin drejtues te fushatës, Kryesinë e këtij Këshilli, si dhe u caktuan detyra konkrete për ndjekjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të kësaj fushate elektorale gjatë javëve në vijim.
Në deklaratën e përbashkët të kësaj mbledhjeje thuhet se vota jonë si shqiptarë për Erminen është obligim dhe detyrë morale, qytetare dhe kombëtare ndaj u bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve që jetojnë në Zarë dhe në mbarë Kroacinë të bashkojnë votat e tyre rreth kandidaturës së Ermines pa dallim feje apo ideje politike.























