Ministri Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar
BKT
Lajme

Ministri Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar dhe ndryshon përbërjen e Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Ky vendim i ministrit Veliu ka për qëllim që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me Covid 19, njofton EO.

Grupi Ndërinstitucional me ndryshimet e bëra do t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës.

Me hyrjen në fuqi të vendimit nr. 683 shfuqizohet vendimi nr.112 i datës 19.03.2020.


MË SHUME NGA Lajme