Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjeneva do të jetë Fisnik Maxhuni, regjisor, i cili do të flasë për dokumentarin “Fundi i lojës”, sukseset dhe filozofia e dardanëve.
Kurse Xhemshit Cakolli, kryetar i Federatës së Autoshkollave të Kosovës, do të na njoftojë më hollësisht për kundërshtimin e moslejimin e veprimtarisë së autoshkollave.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Jehona Oruçi, drejtoreshë e shkollës “Faik Konica”, e cila do të flasë për procesin e mësimit, masat e marra ndaj COVID-19.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























