Hoti takon Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, flasin edhe për dialogun
BKT
Lajme

Hoti takon Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, flasin edhe për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

Me të, Hoti bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend, dialogun rreth marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, proceset integruese euroatlantike.

 

Me këtë rast, Kryeministri Hoti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe familjen e madhe europiane.

Ndërsa, Ambasadorja Karin Hernmarck Ahliny pohoi përkushtimin e vendit të saj për ta mbështetur vendin tonë si në menaxhimin e pandemisë COVID- 19, ashtu edhe në projektet e tjera, sidomos në ato që ndërlidhen me kujdesin për mjedisin.


MË SHUME NGA Lajme