Gjumi i gjatë për një dietë më të mirë
BKT
Lifestyle

Gjumi i gjatë për një dietë më të mirë

Një gjumi i gjatë natën është një mënyrë e thjeshtë e jetës që mund të ndihmojë të qëndroni larg ushqimeve me shumë sheqer dhe të keni një dietë të shëndetshme.

Gjumi është njëri ndër faktorët për kushte të ndryshme duke përfshirë edhe mbipeshën dhe sëmundja kardio-metabolike.

Disa studiues bënë një eksperiment në lidhje me gjumin duke i testuar disa persona, ata gjetën rëndësinë e gjumit në jetën e përditshme.

Ata zbuluan që gjumi ndikon në zvogëlimin e nivelit të sheqerit, gjithashtu vërejtën një trend për konsumin e raportuar të karbohidrateve totale, shkruan alternative medicine.

Hetuesi kryesor, Dr Wendy Hall, nga Departamenti i Shkencave Ushqimore vëzhgoi: “Fakti që zgjatja e gjumit çoi në një zvogëlim të marrjes së sheqernave falas, me anë të të cilave nënkuptojmë sheqernat që shtohen në ushqime nga prodhuesit ose në gatimin në shtëpi si dhe sheqernat në mjaltë, shurupe dhe lëng frutash, sugjerojnë që një ndryshim i thjeshtë në stilin e jetës mund të ndihmojë vërtet njerëzit të konsumojnë dieta më të shëndetshme”.

Të dhënat sugjeruan gjithashtu se grupi i kontrollit dhe studiuesit besojnë se mund të kërkohet një periudhë rregullimi në çdo rutinë të re.