Daçiç: Nëse është çështja për njohje apo asgjë, jemi për asgjë
BKT
Lajme

Daçiç: Nëse është çështja për njohje apo asgjë, jemi për asgjë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic i ka bërë të qarta synimet e Serbisë për rinisjen e dialogut.

Ivica Daçiç i vendos ‘kusht’ Kosovës, se nëse ajo futet në dialog për vetëm për t’u njohur nga Serbia, atëhere kjo e fundit do të zgjedhë mos bëhet asgjë, njofton Ballkam Web.

Daçiç kështu duket se i përgjigjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha dje se Kosova futet në dialog me një qëllim, për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë

Por Daçiç duket se bën të qartë se mes njohjes dhe asgjëse, Serbia do zgjedhë asgjënë.


MË SHUME NGA Lajme