KMDLNj dënon kërcënimin ndaj Lul Rakës
BKT
Lajme

KMDLNj dënon kërcënimin ndaj Lul Rakës

Mikrobiologu Lul Raka është kërcënuar pas një deklarate që ka bërë për rrezikun e rikthimit të masave shtrënguese dhe kufizuese nëse qytetarët shpërfillin masat e sigurisë që janë rekomanduar nga autoritetet shëndetësore të Kosovës.

Për këtë ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me ç`rast  ka kërkuar nga policia të bëjë hetime të shpejta dhe ta nxjerrë para përgjegjësisë ligjore kërcënuesin e mundshëm.

“E drejta për punë është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet aq më parë që Lul Raka e ka dhënë deklaratën krejtësisht profesionale dhe punën që e bënë, në mbrojtje të shëndetit dhe interesit publik”.

KMDLNj e dënon këtë kërcënim dhe shpreh mirënjohje dhe respekt për punën e Rakës dhe të gjithëve punëtorëve shëndetësor.


MË SHUME NGA Lajme