Hoti: Dialogu me Serbinë vetëm në bazë të Kushtetutës
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka prezantuar platformën e tij për dialogun Kosovë Serbi.
(E plotësuar) Kreu i ekzekutivit tha se dialogu do të zhvillohet në bazë të Kushtetutës se Kosovës dhe se këtë të fundit do ta udhëheqë kryeministri i vendit.
Sipas Hotit, tri janë parimet kryesore të dialogut, integriteti territorial i Kosovës.
“Do të jetë i panegociushëm, në marrëveshjen për njohje reciproke, organizimi Kushtetues dhe shtetëror i Kosovës është i padiskutueshëm dhe marrëveshja që do të arrihet duhet të jetë në frymën e kushtetutës”, tha ai.
Kurse synimet e këtij dialogu Hoti tha se janë, njohja reciproke e cila siguron ulësen ne OKB dhe njohjen nga 5 vendet e BE-së, adresimi i çështjeve të hapura në mes dy vendeve dhe të shfuqizohet rezuluta 12 44.
Hoti tha se do të krijohet një forum i cili do të informohet për progresin e dialogut.
Po ashtu tha se do të krijohet këshilli i ekspertëve për dialog.
Ndërsa kryetari i Akademisë së Shkencave, Mehmet Kraja po vlerëson se bazë e dialogut me Serbinë duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës, derisa theksoi se ajo që i ka munguar procesit të dialogut ka qenë paqëndrueshmëria e gatishmërisë së Kosovës.























