Juventus ofron Douglas Costa-n për Jorginho-n
BKT
Sport

Juventus ofron Douglas Costa-n për Jorginho-n

Juventus është i gatshëm të shkëmbejë sulmuesin Douglas Costa për mesfushorin e Chelsea-s, Jorginho.

“Blutë” kanë transferuar Hakim Ziyech nga Ajax, ndërsa janë afër të transferojnë Timo Werner, por duan përsëri sulmues të tjerë.

Nga ana tjetër, trajneri i “Bianconervëe”, Maurizio Sarri dëshiron ribashkimin me Jorginho-n në Torino.

Sipas SportMediaset, Juventus është i gatshëm të ofrojë Douglas Costa-n në shkëmbim për italianin, transmeton arbreshi.

Ka gjithashtu raportime se mund të ofrohet Alex Sandro, nëse Frank Lampard e refuzon brazilianin.