18:43 / 10.06.2020
Napoli interesohet për Ferran Torres-in
Napoli ka nisur interesimin për sulmuesin e Valencia-s, Ferran Torres.
Sipas Mundo Deportivo, Napoli është në dijeni që Jose Callejon do largohet, andaj e sheh Torres si pasuesi adekuat.
Torres ka shkëlqyer me klubin spanjoll, por kontrata momentale i skadon në vitin 2021.
Klauzola e lirimi të Torres është 100 milionë euro, por kjo vlerë mund të zvogëlohet shkaku i pandemisë së koronavirusit, transmeton arbreshi.
Për 20-vjeçarin interesim kanë edhe dy gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid.
Favorit për shërbimet e spanjollit mbetet “Los Blancos”.























