09:17 / 11.06.2020
Thaçi për vizitën e Lajçakut: Kosova të trajtohet si shtet
Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
Me këtë rast i pari i shtetit ka komentuar raportimet për vizitën në Kosovë të hënën të Përfaqësuesit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Ai ka thënë se për këtë çështje nuk është i njoftuar zyrtarisht për vizitën, por thotë se do t’i përgjigjet ftesës për takim, por thotë që është e rëndësishme që Kosova të trajtohet si shtet.
Sipas tij, tash nuk është koha e matjes së pulseve, por e njohjes reciproke ndërmjet të dy shteteve.























