Hoti pranon telegram urimi nga Partitë Popullore Evropiane
BKT
Lajme

Hoti pranon telegram urimi nga Partitë Popullore Evropiane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar një telegram urimi nga Manfred Weber, Kryetar i Grupit PPE në Parlamentin Evropian dhe Andrey Kovatchev, Zëvendëskryetar i Grupit PPE në Parlamentin Evropian përgjegjës për Zgjerimin, Ballkanin Perëndimor, Fqinjësinë Jugore, dhe Euromed, të cilët e kanë uruar për marrjen e detyrës së re në krye të ekzekutivit.

Në letrën e urimit thuhet:

Shkëlqesia Juaj Kryeministri Hoti,

I nderuar Avdullah,

Duam t’ju shprehim urimet tona të përzemërta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës! Jemi të bindur që ky sukses do të avancojë më tej arritjet politike të partisë partnere dhe miqve tanë të afërt nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

 

Qeverisë së re do t`i duhet të përballet me pasojat jo të lehta të pandemisë së koronavirusit, duke shfrytëzuar njëkohësisht një momentum të ripërtërirë për zbatimin e reformave kyçe në interes të qytetarëve të Kosovës dhe gjetjen e një zgjidhje të përhershme dhe reciprokisht të pranueshme me Serbinë. Mezi presim të punojmë me ju dhe institucionet e Kosovës në rrugën tuaj drejt integrimit evropian.

 

Ju urojmë gjitha të mirat gjatë mandatit tuaj dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e frytshëm.

 

 

Përshëndetje të përzemërta,

 

 

Manfred Weber

 

Kryetar i Grupit PPE në Parlamentin Evropian

 

 

Andrey Kovatchev

 

Zëvendëskryetar i Grupit PPE në Parlamentin Evropian, përgjegjës për Zgjerimin, Ballkanin Perëndimor, Fqinjësinë Jugore dhe Euromed

 

 

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme