Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Loreta Keqekolla, zyrtare për avokim dhe komunikim në KOMF, i cili do të flasë për Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve.
Ndërsa Muhamet Malaj, historian, do të flasë për 21-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Hani i Elezit do të jetë Rufki Suma, kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, i cili do të na njoftojë më hollësisht për trenin muze në Bllacë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























