Hoti priti përfaqësuesit e MCC-së: Kosovës i duhet stabilitet ekonomik
BKT
Lajme

Hoti priti përfaqësuesit e MCC-së: Kosovës i duhet stabilitet ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim përfaqësuesit e Koorporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation), kryesuar nga Sarah H Olmstead, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për ta vazhduar përkrahjen e tyre për Republikën e Kosovës.

Kryeministri Hoti falënderoi përfaqësuesit e MCC-së për mbështetjen financiare, si dhe theksoi zotimin e Qeverisë për realizimin sa më optimal dhe transparent të këtyre projekteve, pasi që siç tha,  Republika e Kosovës ka nevojë imediate për zhvillim dhe stabilitet ekonomik, njofton Klan Kosova.


MË SHUME NGA Lajme