Osmani thotë se partia nuk po e fton në mbledhje
BKT
Lajme

Osmani thotë se partia nuk po e fton në mbledhje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk është ftuar të marr pjesë në mbledhjet e Kryesisë së LDK-së që nga fillimi i marsit. 

Osmani, kandidate për kryeministre të vendit nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, ka thënë se nuk ka marrë pjesë që disa muaj në mbledhjet e kryesisë së ngushtë të partisë.

Ajo ka bërë të ditur se ka qenë rregullisht e pranishme në takimet e Kryesisë së partisë “deri në fillim të marsit”.

“Pastaj përnjëherë nuk ftohesha më, as kur diskutohej për tarifën, as për reciprocitetin, as për mocionin e mosbesimit”, është shprehur ajo.

Osmani ka thënë se një gjë e tillë po ndodh për shkak të qëndrimeve të saj të ndryshme me partinë.

“Nuk mund ta eliminosh dikë nga takimi vetëm pse ia di qëndrimet”, ka deklaruar Osmani.


MË SHUME NGA Lajme