06:12 / 12.06.2020
Shënohet 12 Qershori, Dita e Paqes
Sot në Kosovë shënohet 12 Qershori, Dita e Paqes. Për këtë ditë do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.
Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.
Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:
· Ueb faqes së Kuvendit,
· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
· RTK-së, si medium publik.























