Zemaj me një lutje publike, JO tubime që të mos ketë dergjë të madhe
BKT
Lajme

Zemaj me një lutje publike, JO tubime që të mos ketë dergjë të madhe

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dalur me një njoftim publik ku ka një kërkesë të vetmë për qytetarët e Kosovës. Zemaj bën thirrje që të vazhdojet kujdesi ndaj pandemisë meqë është ende pjesë e rrezikut. Madje, ministri ka përmendur edhe njoftimin e ambasadës së SHBA-ve ku thuhet se tubimet e mëdha shtojnë rrezikun e përhajpes së COVID-19.

“Të nderuar qytetarë, të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm!

Të mendohet vetja mbi Zotin, e të paushallizohet mundësia e infektimit me virusin Covid-19, pandemi kjo më e madhe që ka goditur ndonjëherë botën, sikurse të injorohen këshillat e mjekëve dhe ekspertëve të shëndetësisë që çdo ditë porosisin që ne të mbajmë distancën sociale, është e njëjtë sikurse një amator i papërvojë t’ia mësyjë e të ec me majat gishtave të këmbeve në tel. Kjo, sa do të ishte e mundur aq edhe e rrezikshme për të arritur në finish.
Pardje, miqtë tanë të ambasadës së SHBA-ve dhanë paralajmërimin se: “Tubimet në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19”.
Njëjtë e thonë çdo ditë dhe mjekët tanë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK.

Virusi transmetohet nga njëri tek tjetri. Nëse organizohen tubime të qytetarëve, do të ishte pretekst të shkaktohej një dergje e madhe nga virusi.
Dashtë Zoti të mos përsëritet rasti i 19 shkurtit që ndodhi në stadiumin San Siro në Milano të Italisë, ku u infektuan me koronavirus 40.000 tifozët, si rezultat i kontakteve në mes tyre, të cilët e kishin ndjekur ndeshjen e futbollit Atalanta – Valencia” shkruan Zemaj në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme