Haradinaj - Stublla bisedë telefonike me Albright dhe Clark
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj - Stublla, ka vlerësuar se emrat Albright dhe Clark janë të shkruar në themelet e shtetit të Kosovës.
Ajo ka treguar se ka zhvilluar bisedë telefonike me dy nga personalitetet kyçe që, sipas saj, i dhanë kuptim dhe jetësim rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi.
Njoftimi i plotë:
Emrat Albright dhe Clark janë të shkruar në themelet e shtetit të Kosovës!
Është nder i veçantë, që sot në përvjetorin e ditës historike të vendit, të zhvilloj bisedë telefonike me dy nga personalitetet kyçe që i dhanë kuptim dhe jetësim rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi, ish-Sekretaren Amerikane të shtetit Madeleine Albright, dhe ish Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë Gjeneralin Wesley Clark.
I falënderova nga zemra, për besimin dhe përkrahjen e popullit të Kosovës në kohën e duhur dhe për mbështetjen në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë.
Faleminderit!























