Reali kërkon yllin e Juves, gati 60 milionë euro plus Odriozola-n
BKT
Sport

Reali kërkon yllin e Juves, gati 60 milionë euro plus Odriozola-n

Reali i Madridit i ka paracaktuar objektivat për të përforcuar ekipin në të ardhmen.

Nëse për sulmin emrat që pëlqehen janë Mbappe e Lautaro dhe për mesfushën Pogba e Camavinga, ja ku zbulohet edhe objektivi për prapavijën.

Emri në listën e presidentit Florentino Perez është një juventin, konkretisht Matajs De Ligt.

Holandezi 20-vjeçar, blerja e dytë më e shtrenjtë e “Zonjës së Vjetër” pas Ronaldos, nga studimi i fundit i bërë nga “CIES”, ishte i vetmi juventin që kishte rritur vlerën, gati 108 milionë euro.

Por kjo shumë nuk duket se e tremb Realin, i cili sipas “Don Diario” ofron mbrojtësin e djathtë, Alvaro Odriozola, aktualisht në huazim te Bayerni, plus 60 milionë euro.