AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Llukman Halili
BKT
Lajme

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Llukman Halili

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Llukman Halili.

Halili pati një karrierë shumëvjeçare në gazetarinë politike, si dhe ka qenë korrespodenti i parë i Radio Televizionit të Prishtinës nga Palestina. Ai ka dhënë kontribut në fushën e gazetarisë dhe informimit për ngjarjet që kanë ndodhur në vend. I ndjeri para luftës ka punuar si gazetar në Radio Zagreb, në gazetën “Bota Sot”, ndërsa së fundi ishte profesor në Universitetin e Varshavës. 

AGK, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Llukman Halili.


MË SHUME NGA Lajme