14:31 / 13.06.2020
Rashica e Berisha para ndeshjeve “jetike”
Bundesliga vazhdon sot me gjashtë ndeshje të javës së 31-të. Valon Berisha dhe Borussia Dusseldorf e tij kanë një sfidë shumë të vështirë para vetës, sepse do të përballen me Borussia Dortmund.
Për vendasit e Berishës, fitorja është e domosdoshme, duke marrë parasysh se momentalisht gjenden në pozitën e 16-të, e cila i detyron të luajnë në play-out.
Poashtu, Milot Rashica dhe skuadra e tij Werder Bremen, do të duhet që më patjetër të kërkojnë rezultat pozitiv ndaj Paderbornit, sepse gjenden në pozitën e parafundit dhe do ta kenë shumë vështirë të mbijetojnë në elitën e futbollit gjerman.
Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në orën 18:30, ku Bayern Munich do të përballet me Borussia Monchengladbach.























