Diplomojnë kadetët e parë të FSK-së në Amerikë
BKT
Lajme

Diplomojnë kadetët e parë të FSK-së në Amerikë

Sot do të diplomojnë kadetët e parë nga Forcat e Sigurisë të Kosovës që janë duke kryer shkollimin ushtarak në Amerikë.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Ajo nëpërmjet një postimi në Twitter, ka shkruar se dy kadetët, Arlena dhe Ylli po e bëjnë realitet ëndrrën e një kombi.

Më tutje, Çitaku ka shkruar se SHBA-të dhe Kosova po e shkruajnë historinë bashkë përsëri.

Ky është postimi i saj i plotë:

Detyrë, nder, vend!

Sot, kadetët e parë nga Forcat e Sigurisë të Kosovës do të diplomojnë në Akademinë Ushtarake të West Point.

Sot, Arelena dhe Ylli do të bëjnë realitet ëndrrat e një kombi.

Kosova dhe Shtetet e Baskuara shkruajnë historinë bashkë përsëri.


MË SHUME NGA Lajme