UP ka krijuar të gjitha kushtet që të mbrohen temat e doktoratës
BKT
Lajme

UP ka krijuar të gjitha kushtet që të mbrohen temat e doktoratës

Universiteti i Prishtinës ka krijuar të gjitha kushtet që të mbrohen temat e doktoratës. Pritet që kërkesat e doktorantëve të procedohen nga Komisionin Qendror i Studimeve të Doktoratës dhe më pas të kalojnë në senat. Mbrojtjet e tilla publike, do të bëhen duke respektuar rregullat e distancës sociale dhe duke iu përmbajtur rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Doktorantët që kanë për të mbrojtur temat e tyre të doktoratës, mund të bëjnë kërkesat e tyre në Komisionin Qendror të Studimeve të Doktoratës dhe më pas Senati do të vendosë për afatet.

Prorektori në Universitetin e Prishtinës, Faton Berisha, tha për Radio Kosovën se tashmë janë krijuar kushtet që të mbrohen temat. 

Ndërkohë, sa i përket doktorantëve që i kanë mbrojtur temat, ceremonia e promovimit të tyre do të mbahet sapo të plotësohet numri i mjaftueshëm i kandidatëve që i kanë mbrojtur temat.  


Sipas Prorektorit, tani nuk ka ndonjë problem që të organizohen mbrojtjet publike të temave të doktoratës, por siç tha, gjithnjë duke respektuar rregullat e distancës sociale dhe duke iu përmbajtur rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

 


MË SHUME NGA Lajme