Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Vera Kurti, mësuese e edukimit special.
Kurse Kujtim Dobruna, ekonomist, flet për mundësitë e investimeve në rajonin e Ballkanit.
Kurse Loro Nrekiq , kryetar i Ulqinit, do të na njoftojë më hollësisht se si do të zhvillohet plazhi këtë vit dhe për situatën në Ulqin.
Ndërsa Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, flet për atë se çfarë moti na pret ditë në vijim.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























