06:00 / 15.06.2020
Ulqini sot prezanton ofertën turistike për kosovarët
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë sot( e hënë) në ora 10:00 zhvillojnë një takim informues me zyrtarë institucionalë e biznese të fushes së turizmit, ku edhe prezantohet oferta verore e Ulqinit për vitin 2020.
Gjatë prezanitmit, ata do të kenë takim me zyrtarë të shtetit dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit nga Kosova.























