Ngjarjet e datës 15 qershor
Ngjarjet e datës 15 qershor 2020.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me rastin e Ditës Botërore për Parandalimin e Abuzimit me të Moshuarit, do të vizitojë Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. (Ora 09:00)
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka zhvillojnë takim informues me zyrtarë institucionalë e biznese të fushës së turizmit, ku edhe prezantohet oferta verore e Ulqinit për 2020. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10.00-11.30)
Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11.00)
Pronarët e restoranteve protestojnë për shkak të mos lejimit të organizimit të dasmave. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, ora 11.00)
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përuron hapësirat e reja të punës në shërbim të rritjes së transparencës, zhvillimit ekonomik e cilësisë së shërbimeve administrative për qytetarët. (Ndërtesa e vjetër e komunës, kati përdhes, Ferizaj, ora 11.00)
Shoqata e radio taksive do të protestojë para objektit të Komunës së Prishtinës. (Ora 11.00 deri 12.00)























