Hoti pas takimit me Thaçin: Kërkova që të koordinohemi për dialogun
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se pala kosovare është e gatshme për dialog me Serbinë.
Thaçi dhe Hoti u takuan sot për herë të parë, pasi Hoti mori udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës nga një koalicion i lidhur në mes LDK-AAK, NISMA dhe komunitetet.
Kryeministri Hoti deklaroi se bashkë me presidentin kanë diskutuar për procesin e dialogut, duke shtuar se Kushtetuta e Kosovës i përcakton rolet e të dyve lidhur me këtë proces.
Hoti poashtu ha se Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak vie nesër në Kosovë dhe se do të zhvillojë një takim me të për të diskutuar çështjen e dialogut.
Sa i përket udhëheqjes së dialogut, Hoti tha se Kushtetuta e Kosovës i përcakton qartë kompetencat e tija dhe të presidentit, Thaçi.
“Ato çështje as nuk shtrohen, kushtetuta është e qartë dhe kompetencat e mia dhe të presidentit janë mjaftë të qarta. Ne i kemi rolet e ndara, por është e rëndësishme që të jemi të koordinuar”, theksoi Hoti.























