Thaçi: Dialogu me Serbinë do të përfundojë me njohje reciproke
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar pas takimit me kryeministrin, Avdullah Hoti.
Gjatë ditës së sotme, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Pas këtij takimi, presidenti Thaçi ka deklaruar se gjatë këtij takimi janë diskutuar shumë çështje përfshirë situatës me pandeminë COVID-19, rishikimin e buxhetit si dhe rifillimin e dialogut me Serbinë.
“Tanimë Kosova është në drejtimin e duhur. Ne diskutuam edhe për hapat që duhet të ndërmerren për respektimin e plotë të rekomandimeve të IKSHPK-së sa i përket COVID-19. Besoj që institucionet do t'i ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme që të kalojmë sa më lehtë dhe më mirë”, deklaroi Thaçi.
Presidenti tha se sa i përket se në këtë takim është diskutuar edhe për rishikimin e buxhetit dhe për sanimin e pasojave të shkaktuara në ekonominë e vendit si pasojë e pandemisë me COVID-19.
Ai po ashtu ka thënë se pikë tjetër e diskutimit ishte edhe dialogu me Serbinë.
“Ndërsa ishte edhe pikë tjetër e diskutimit koordinimit të institucioneve në hapat që duhet ti ndërmarrim në hapat qoftë të brendshëm dhe të jashtëm. Me theks të veçantë sa i përket vazhdimit të mundësisë për dialog. Jemi në një javë të rëndësishëm për vendin dhe Ballkanin Perëndimor ku pritet hapja konkrete e proceseve”, theksoi presidenti Thaçi.
Thaçi theksoi se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do t ë rezultojë me njohje reciproke dhe se kjo do të arrihet vetëm në bazë të Kushtetutës së Kosovës.
“Ne duam të arrijmë njohjen reciproke me Kosovës dhe Serbisë. Në këtë drejtim është gjithçka e qartë dhe do të respektohet Kushtetuta e Kosovës në plotëni. Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje reciproke”, deklaroi presidenti Thaçi.























