Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejpërdrejtë do të jetë Lirim Krasniqi, bashkë-drejtor i Organizatës GERMIN, i cili do të na njoftojë më hollësish për Ditën Ndërkombëtare të Remitencave  Familjare.

Po në një lidhje të drejpërdrejtë por nga Tirana do të jetë Helidon Haliti, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelistëve për Shqipërinë, kurator i Festivalit ndërkombëtar të akuarelit, i cili do të flasë për Bienalen e Akuarelit, që nis nesër. 

Kurse Nustret Pllana, autor, do të flasë për filmin "Drenusha", që do të shfaqet në RTK.

Për hapjen ekspozitës “Selfie Mundi”, do të na njoftojë Engji Jaha, artiste.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme